Shiroka-Pula s’komenton nëse shteti ka dështuar në mbrojtjen e grave
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, nuk i është përgjigjur pyetjes së KosovaPress-it nëse shteti ka dështuar në mbrojtjen e grave, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë.
E pyetur për përgjegjësinë e institucioneve në këtë rast, Shiroka-Pula nuk dha koment.
Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Për vrasjen dyshohet ish-kunati i saj, Albert Sylaj, i cili dyshohet se e sulmoi me sëpatë.
Viktima u vra pak minuta pasi ishte kthyer në shtëpinë e saj, e shoqëruar nga Policia e Kosovës. Ajo kishte raportuar më parë dhunë në familje nga bashkëshorti i saj, Jeton Sylaj.
Zekaj kishte kërkuar vazhdimisht mbrojtje nga institucionet, ndërsa ndaj bashkëshortit të saj ishte ngritur aktakuzë për kanosje.
I dyshuari për vrasjen, ish kunati i së ndjerës, Albert Sylaj u arrestua më 27 tetor.
Rasti ka nxitur reagime dhe protesta, përmes të cilave është kërkuar llogaridhënie institucionale për trajtimin e paralajmërimeve dhe kërkesave të viktimës për mbrojtje
Të rejat Lexo më shumë
Nënshkruhet vendimi për hapjen e konkursit për shkollim specialistik për 313 vende
Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, Ministria e Drejtësisë i përgjigjet Çuçit dhe Xhafajt: Po verifikohen procedurat
Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të cisternave në Ngushticën e Hormuzit