Shiroka-Pula shpreh ngushëllime për vrasjen në Gjilan: Ftoj organet e drejtësisë që ta hetojnë këtë rast me përkushtim të plotë
Presidentja Justina Shiroka-Pula ka shprehur ngushëllime për vrasjen e dy personave sot në Livoç të Gjilanit.
Në një telegram ngushëllimi, Shiroka-Pula ka ftuar organet e drejtësisë që ta hetojnë këtë rast me përkushtim të plotë, transmeton
“Asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë marrjen e jetës së njeriut.
Askush nuk ka të drejtë t’i ekspozojë gratë ndaj rrezikut, dhunës apo vuajtjes” thuhet në reagim.
Kjo është deklarata e plotë e presidentes:
Me dhimbje të thellë mora lajmin për vrasjen e rëndë që ndodhi sot në fshatin Livoç i Ulët të komunës së Gjilanit, ku një grua dhe një burrë humbën jetën, ndërkaq një tjetër u plagos si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj, shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave dhe shërim të shpejtë për të plagosurin.
Asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë marrjen e jetës së njeriut.
Askush nuk ka të drejtë t’i ekspozojë gratë ndaj rrezikut, dhunës apo vuajtjes.
Prandaj, ftoj organet e drejtësisë që ta hetojnë këtë rast me përkushtim të plotë, t’i zbardhin të gjitha rrethanat dhe t’i sjellin autorët para drejtësisë.
Të rejat Lexo më shumë
Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës, i mban disa orë në kufi
KFOR-i zhvillon marshime malore në Kosovë, synon rritjen e gatishmërisë së ushtarëve
Kastriot Rexha e nis me fitore aventurën te Malisheva