Shiroka Pula riafirmon partneritetin strategjik të Kosovës me SHBA-në
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula ka pritur në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati, e cila e uroi për marrjen e detyrës.
Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për urimin dhe riafirmoi përkushtimin e saj për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
"Në këtë kontekst, Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe të vazhdimit të koordinimit të ngushtë për çështjet me interes të përbashkët, në funksion të ruajtjes së paqes dhe sigurisë rajonale, si dhe të zhvillimit dhe avancimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës", thuhet në njoftim.
Të rejat Lexo më shumë
Vrasja e Arlindës, Kryeprokurori rekomandon suspendimin e kryeprokurores Vuçetaj dhe prokurores Gacaferri
Thaçi viziton punimet e asfaltimit në Milloshevë, komuna njofton edhe për rrugët e tjera që do të shtrohen
Gjendet drogë në rrethinën e Gostivarit, ndalohen tre persona