Shiroka-Pula priti ambasadorin e Gjermanisë Rudolph, u diskutua për avancimin e partneritetit të dy shteteve
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
Gjatë takimit u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe partneriteti i ndërtuar ndër vite ndërmjet dy shteteve.
“Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në fazat e ndryshme të përpjekjeve të Kosovës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, duke theksuar rëndësinë e kësaj mbështetjeje edhe në rrugën e mëtejshme të integrimit euroatlantik të vendit.
Në takim u vlerësua gjithashtu roli i diasporës shqiptare në Gjermani, e cila përbën një urë të rëndësishme lidhëse ndërmjet dy vendeve dhe kontribuon në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet popujve.
Presidentja Shiroka Pula dhe ambasadori Rudolph diskutuan edhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, si dhe për avancimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë”, njoftoi Zyra e Presidentes.
Të rejat Lexo më shumë
Goditi ish-vjehrrin me drapër, gjykata vendos arrest me burg për dajën e deputetes Çaushi
Ndryshon pushteti, por jo ambiciet ushtarake: Lista Studentore synon ta rrisë buxhetin e mbrojtjes në 5% të PBB-së
Bonusi i ri i bebeve në Shqipëri, mbështetje mujore për 5 vite për çdo fëmijë nga 1 korriku 2027