Shiroka Pula, në Ballon e Marinsave Amerikanë: Për Kosovën, Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave Amerikanë, të organizuar me rastin e 251-vjetorit të themelimit të Korpusit të Marinsave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Me këtë rast, Shiroka Pula shprehu mirënjohjen e thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për kontributin e jashtëzakonshëm të ushtarëve amerikanë në mbrojtjen e lirisë dhe paqes.
Ajo theksoi se për Kosovën, Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik, duke kujtuar përkrahjen amerikane në momentet më të vështira të historisë së Kosovës, si dhe kontributin e saj në realizimin e ëndrrës për liri dhe shtet.
indeksonline.net · telegrafi.com
Raportimet për të njëjtën ngjarje janë grupuar. Teksti i artikullit mbetet nga burimi fillestar.
Lexo më shumë
Shpat Deda mban koncert humanitar në Prishtinë në mbështetje të fëmijëve me diabet tip 1
Mediumi italian komenton sjelljen e dardanëve ndaj Izraelit
Ligji për Specialen, PDK mirëkupton shtyrjen e shqyrtimit për seancën e radhës
