Politikë
28/10/2026 16:46
Shiroka Pula merr urim nga Mbreti Abdullah II i Jordanisë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Mbreti Abdullah II i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, me rastin e marrjes së detyrës.
Sipas një njoftimi për media thuhet se në emër të popullit dhe Qeverisë së Jordanisë, Mbreti Abdullah II i ka përcjellë Presidentes Shiroka Pula urimet e përzemërta dhe dëshirat më të mira për sukses në detyrën e re.
"Në letrën e tij, Mbreti Abdullah II ka shprehur gatishmërinë e Jordanisë për të vazhduar bashkëpunimin me Kosovën, me synimin e avancimit të marrëdhënieve të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në shërbim të të dy popujve dhe të paqes dhe prosperitetit global", thuhet në njoftim.
Të rejat Lexo më shumë
Ekonomi
Danimarka me skemë të re për lejet e punës për punëtorët e huaj, përjashtohen kosovarët
Lajme
Mësuesi rrihet nga një nxënës në një shkollë në Itali, përfundon në spital - mediat sjellin detaje
Politikë
Mickoski: Pres që marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Serbinë të vazhdojnë edhe pas ndryshimeve në Beograd
Sport