Lajme
17/10/2026 23:29
Sherr në një dasmë në Mitrovicë, dyshohet për të lënduar
Një incident ka ndodhur sonte, në një aheng familjar.
Një dasmë që po zhvillohej në një prej restoranteve të Mitrovicës ka përfunduar me sherr fizik ndërmjet disa mysafirëve.
Burime të IndeksOnline pohojnë se një mosmarrëveshje verbale ka kaluar në sherr fizik ndërmjet disa dasmorëve.
Informatat fillestare bëjnë me dije se disa persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore, sakaq rastit i janë përgjigjur edhe njësitet policore.
IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe do t’iu mbajë të informuar mbi rastin.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Roma e mposht Genoan, vazhdon ndjekjen ndaj Interit
Sport
Lepenci ndan rrugët me Faruk Statovcin pas rezultateve të fundit
Politikë
Ambasada e SHBA në Tiranë bën thirrje për protesta paqësore: Dhuna nuk është angazhim qytetar
Politikë