Shembet çatia e një shkolle në Pakistan, humbin jetën 28 persona
Të paktën 28 persona humbën jetën kur çatia e një shkolle private u shemb sot në qytetin veriperëndimor pakistanez, Peshawar.
Shërbimi i shpëtimit "Rescue 1122" në Peshawar tha se ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë 47 fëmijë nga rrënojat dhe i dërguan në spitale.
Në mesin e të shpëtuarve, 28 persona kanë humbur jetën, përfshirë një mësues, sipas një deklarate të postuar në platformën e mediave sociale amerikane Facebook.
Operacioni i shpëtimit është pothuajse i përfunduar, ku 95 për qind e mbetjeve janë pastruar, njoftuan zyrtarët e shpëtimit.
Megjithatë, përpjekjet e kërkimit po vazhdojnë për fëmijët që mund të kenë mbetur ende të bllokuar nën rrënojat e Qendrës Arsimore "Al-Khair".
Shembjet e ndërtesave janë të shpeshta në Pakistan, kryesisht për shkak të rregullave të dobëta të sigurisë dhe përdorimit të materialeve ndërtimore me cilësi të dobët.
Në qershor, 14 fëmijë humbën. jetën kur çatia e një qendre private të shkollimit u shemb në zonën Kahna në Lahore. /AA/
Të rejat Lexo më shumë
Shala njofton për rifillimin e grumbullimit të mbeturinave në Prizren, Suharekë, Malishevë dhe Rahovec
Studimi zviceran zbulon kostot e ndryshimeve klimatike: Humbje miliardëshe për turizmin dimëror deri në vitin 2060
Radulloviq e quan organizatë kriminale Listën Serbe: Mund të më vrisini, por jo të më frikësoni