SHBA angazhon numër rekord vëzhguesish për zgjedhjet e mesmandatit
Departamenti amerikan i Drejtësisë ka nisur programin më të madh të monitorimit të zgjedhjeve në historinë e vendit, në kuadër të zgjedhjeve të këtij viti për Kongresin.
Rreth 1,000 vëzhgues janë angazhuar në qendrat e votimit në të 50 shtetet amerikane, një numër dukshëm më i lartë krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, transmeton
Në zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2022 ishin angazhuar 289 vëzhgues, ndërsa gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024 ky numër kishte arritur në 714.
Detyra e tyre është të monitorojnë procesin e votimit dhe të sigurohen se ai zhvillohet në përputhje me ligjet në fuqi. Kjo përfshin respektimin e Ligjit për të Drejtat e Votimit (Voting Rights Act), i cili ndalon diskriminimin racor gjatë votimit, si dhe të Ligjit për Amerikanët me Aftësi të Kufizuara (Americans with Disabilities Act).
Vëzhguesit zakonisht qëndrojnë jashtë qendrave të votimit dhe mund të komunikojnë me votuesit vetëm pasi ata ta kenë përfunduar procesin e votimit.
Të rejat Lexo më shumë
Pse shfaqen njollat e bardha në thonj dhe kur duhet të vizitoni mjekun
Luis Enrique dëshiron të përfitojë nga situata e Man Utd dhe t’ia rrëmbej yllin e ekipit
Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, 21-vjeçari vret nënën me thikë dhe më pas vetëdorëzohet në polici