Shasivari në takim me Rokas: Përpjekjet dhe puna jonë në zbatimin e reformave kanë dhënë rezultate
Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari, sot ka realizuar takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian, Michalis Rokas, me të cilin siç thotë, ka diskutuar për progresin e reformave në drejtësi dhe prioritetet në rrugën drejt integrimit evropian.
Gjatë takimit, ambasadori Rokas ia ka prezantuar Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2026, me theks të veçantë në vlerësimet dhe rekomandimet që lidhen me fushën e drejtësisë".
"Me kënaqësi konstatuam se përpjekjet dhe puna jonë në zbatimin e reformave kanë dhënë rezultate, të cilat janë reflektuar edhe në përmirësimin e vlerësimeve të Komisionit Evropian krahasuar me raportin e vitit të kaluar".
"Këto vlerësime pozitive janë një konfirmim i punës së deritanishme, por njëkohësisht edhe një motivim dhe përgjegjësi shtesë për të vazhduar me të njëjtin përkushtim në forcimin e sundimit të ligjit, garantimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe ndërtimin e institucioneve më efikase dhe më të përgjegjshme".
"Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian dhe riafirmova përkushtimin tonë për përmbushjen e rekomandimeve të Komisionit Evropian dhe obligimeve që burojnë nga Agjenda Reformuese. Vazhdojmë me reforma konkrete, rezultate të qëndrueshme dhe një vizion të qartë: drejtësi më efikase, institucione më të forta dhe një të ardhme evropiane për qytetarët tanë", ka shkruar Shasivari.
Të rejat Lexo më shumë
Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulm seksual
“Nëse dikush o avokat, ejani në Kosovë bëhuni prokuror”, Koci i reagon Kurtit: S’e ke asnjë kompetencë
Bota në prag të kolapsit? Ndryshimet klimatike rrezikojnë zhdukjen e disa zonave