Sport
10/10/2026 14:01
“Shaqa” feston ditëlindjen e 35-të, vjen urimi i veçantë nga Bayerni dhe Liverpooli
Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri po feston sot ditëlindjen e tij.
Ylli i Baselit ka mbushur plot 35 vite duke vazhduar të shkëlqejë në futboll, me skuadrën ku i mori hapat e parë.
Ndërsa nuk munguan urimet edhe nga ish-klube e tij, Bayern Munich dhe Liverpooli në të cilat kontribuoi në sukseset e tyre në Bundesligë, Premierligë si dhe Evropë.
Me Liverpoolin, Shaqiri ka bërë plot 63 paraqitje duke shënuar 8 gola dhe 9 asistime, ndërsa për Bayernin bëri 81 paraqitje dhe shënoi 17 gola dhe 19 asistime duke qenë pjesë e asaj skuadre që fitoi “Tripletën” në vitin 2013.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Malisheva zyrtarizon largimin e Brdariq nga pozita e trajnerit
Politikë
BDI: VLEN flet për drejtësi, por hesht për përgjegjësinë institucionale – interesi i vonuar nuk e zëvendëson përgjegjësinë politike
Politikë
Vrasja e dyfishtë në Gjilan, Gërvalla: Nuk guxojmë të presim që gratë të vriten për të reaguar
Sport