Shala njofton për rifillimin e grumbullimit të mbeturinave në Prizren, Suharekë, Malishevë dhe Rahovec
Kryeshefi ekzekutiv i KRM “Ekoregjioni”, Burim Shala, ka njoftuar se ka rifilluar normalisht shërbimi i grumbullimit dhe transportimit të mbeturinave në komunat e Prizrenit, Suharekës, Malishevës dhe Rahovecit.
Sipas njoftimit të Shalës, rifillimi i shërbimeve vjen pas një marrëveshjeje të arritur ndërmjet KRM “Ekoregjioni”, Komunës së Prizrenit dhe Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK), për tejkalimin e problemit lidhur me deponimin e mbeturinave.
Ai ka bërë të ditur se shërbimet do të vazhdojnë normalisht në të gjithë territorin ku operon kompania, përfshirë zonat urbane dhe rurale.
Shala u ka kërkuar falje qytetarëve dhe bizneseve për shqetësimet e shkaktuara nga ndërprerja e shërbimeve, ndërsa ka falënderuar kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, nënkryetarin Kujtim Gashi, drejtorin e Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, si dhe menaxhmentin e KMDK-së për kontributin në zgjidhjen e situatës.
Të rejat Lexo më shumë
Studimi zviceran zbulon kostot e ndryshimeve klimatike: Humbje miliardëshe për turizmin dimëror deri në vitin 2060
Radulloviq e quan organizatë kriminale Listën Serbe: Mund të më vrisini, por jo të më frikësoni
Martinez del me deklaratë të re, zbulon pse shpërtheu ndaj drejtuesve të Man Unitedit