← Kthehu te Ballina
Politikë 17/10/2026 21:46

Sërish arrestime në Tiranë, policia e fut në furgon një adoleshent

Sërish arrestime në Tiranë, policia e fut në furgon një adoleshent

Kanë rifilluar arrestimet e protestuesve në Tiranë.

IndeksOnline po përcjellë nga afër protestat që po zhvillohen në kryeqytetin shqiptar dhe, pak çaste më parë, ishte dëshmitar i një tjetër arrestimi.

Një adoleshent u kap nga një grup policësh dhe u arrestua. Duke u tërhequr nga rrobat dhe krahët, ai u fut në furgonin e policisë.

Nga ana tjetër, forca të shtuara të policisë po mundohen të vendosin rend dhe të fusin nën kontroll situatën, që aktualisht është tejet kaotike.

Reklamë