Senatori demokrat Chris Murphy pëson goditje në tru – në vitin 2023 vizitoi Kosovën
Senatori amerikan Chris Murphy, 53-vjeçar, është shtruar në spital pasi ka pësuar një goditje në tru, ka njoftuar zyra e tij të dielën.
Shefja e stafit të tij, Allison Herwitt, bëri të ditur se Murphy pritet të shërohet plotësisht dhe se po reagon mirë ndaj trajtimit.
Ai fillimisht kishte ndier mpirje në krah, derisa ndodhej në një ndeshje hokeji të djalit të tij, dhe më pas ishte dërguar në spital.
Murphy është një nga figurat e njohura të Partisë Demokratike amerikane dhe përmendet si kandidat i mundshëm për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.
Ai ka vizituar Kosovën edhe në maj të vitit 2023, kur ishte pjesë e një delegacioni kongresional amerikan. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ishte takuar me presidenten e atëhershme Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e atëhershëm të Kuvendit, Glauk Konjufca. Në fokus të diskutimeve kishin qenë marrëdhëniet Kosovë–SHBA dhe dialogu Kosovë–Serbi.
Të rejat Lexo më shumë
Shenja shqetësuese tek Interi, pas humbjes në derbi nga Milani – ja çka thanë kryesorët e ekipit
Racing Santanderi mund të përballet me dënime, pasi tifozët hodhën gjësende në fushë ndaj Realit
Nik Gjeloshaj zgjidhet kryetar i Forumit Shqiptar: Bashkuam atë që nuk është dashur të ndahej