Sëmundje shumë ngjitëse të lëkurës po përhapen tek fëmijët në Kantonin e Vaudit
Në kantonin Vaud të Zvicrës është shënuar rritje e rasteve të impetigos, një infeksion bakterial ngjitës i lëkurës që prek kryesisht fëmijët.
Sipas raportimeve të mediave zvicerane, këtë vjeshtë janë vërejtur më shumë raste, përfshirë një formë që shkakton flluska në lëkurë. Infeksioni mund të përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë ose sendeve të kontaminuara, shkruan 20Minuten.
Autoritetet shëndetësore të kantonit kanë konfirmuar shtimin e rasteve, por theksojnë se situata nuk paraqet arsye për alarm. Sipas mjekëve, fëmijët e prekur po shërohen mirë.
Prindërve u rekomandohet të konsultohen me pediatrin nëse te fëmijët shfaqen njolla të kuqe, flluska apo ndryshime të dyshimta në lëkurë. Infeksioni trajtohet me sukses, ndërsa përjashtimi i përgjithshëm i fëmijëve nga shkolla nuk konsiderohet i nevojshëm.
Të rejat Lexo më shumë
Regjistrohet tërmet në rrethinën e Ohrit
Kohët e vona të gjumit, pagjumësia dhe gjendja e dobët fizike - zakonet e moshës së mesme që mund ta rëndojnë seriozisht zemrën
Avokati i Popullit i kundërpërgjigjet Speciales: Që nga viti 2021 nuk u janë përgjigjur shqetësimeve tona