Lajme
10/11/2026 10:16
Sekuestrohet në Prishtinë vetura prej 20 mijë eurove që kërkohej nga Interpoli i Spanjës
Një veturë që kërkohej në nivel ndërkombëtar nga Interpol-Spanja është lokalizuar dhe sekuestruar në Prishtinë.
Sipas raportit policor, rasti ishte raportuar më 6 nëntor 2026, ndërsa pas hetimeve të zhvilluara, më 9 nëntor vetura është gjetur dhe sekuestruar nga organet kompetente.
Vlera e veturës së sekuestruar llogaritet të jetë rreth 20 mijë euro.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë zhvilluar nën dyshimin për mashtrim.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
“Aktualisht jemi skuadra më e mirë në Evropë”, Cucurella befason me deklaratën e tij
Lajme
Graçanicë, i mituri raporton se vëllai tentoi ta sulmonte me thikë dhe sopatë
Lajme
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Vitomiricë të Pejës, rasti po hetohet
Lajme