Politikë
31/10/2026 12:02
Sefer Isufi emërohet Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Kosovës
Sefer Isufi është emëruar Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Isufi përmes një postimi në facebook, ku ka njoftuar se emërimi është bërë me vendim të Presidentes.
Isufi ka shprehur nderimin për besimin e dhënë, duke theksuar se do të vazhdojë të shërbejë me përkushtim ndaj detyrës, Kushtetutës dhe interesave strategjike të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit.
“Jam thellësisht i nderuar për besimin e dhënë për të vazhduar me përkushtim të plotë ndaj detyrës, Kushtetutës, si dhe interesave strategjike të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit”, ka shkruar Isufi.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Zhegrova pritet ta nis si titullar derbin ndaj Napolit
Politikë
Asambleisti Elmi Fazliu kërkon vendosjen e kamerave të sigurisë dhe rregullimin e ndriçimit publik në Hajvali
Sport
Bayern Munich merr masa të pazakonta për të siguruar shërimin e plotë të trajnerit Vincent Kompany
Lajme