Seanca e parlamentit të Armenisë përfundon në kaos, deputetët përleshen mes vete
Seanca e parlamentit të Armenisë u shndërrua në kaos, pasi deputetët e partisë në pushtet dhe ata të opozitës u përfshinë në një përleshje masive brenda sallës së parlamentit.
Tensionet mes ligjvënësve u përshkallëzuan gjatë debatit, duke kaluar nga përplasjet verbale në konfrontim fizik, transmeton
Situata doli jashtë kontrollit, ndërsa sigurimi i parlamentit u detyrua të ndërhynte për të ndarë deputetët dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të incidentit.
Për shkak të përleshjes, seanca parlamentare u pezullua dhe u shpall një pauzë, në përpjekje për të qetësuar situatën.
Incidenti shënoi një moment të tensionuar në punimet e parlamentit armen, ku përplasjet mes pozitës dhe opozitës përfunduan në dhunë fizike.
Armenia's parliament briefly turned into Fight Club. First rule: Forget the rules of procedureA parliamentary session descended into a mass brawl between ruling party and opposition lawmakers. The argument got so heated that parliamentary security had to step in and separate the MPs.The session was suspended, and a break was called.
Të rejat Lexo më shumë
Mitaj e Zhegrova, zëvendësuesit e artë – paraqitje fantastike nga dyshja shqiptare në ndeshjen Genoa 2-0 Juventus
Arrestohen dy të dyshuar për krime lufte në rastin e “Masakrës së Padalishtës”
Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, Berishës i hiqet fjala për gjithë ditën