← Kthehu te Ballina

“S’e duroi sistemi gjithë këtë mashtrim”, ndalet rryma në seancën për buxhetin, deputetët bëjnë dritë me telefona

ShpërndajeFacebookWhatsApp
“S’e duroi sistemi gjithë këtë mashtrim”, ndalet rryma në seancën për buxhetin, deputetët bëjnë dritë me telefona

Seanca e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohej për buxhetin e vitit 2027, është ndërprerë përkohësisht pasi është ndalur energjia elektrike.

Pas ndërprerjes së energjisë, deputetët janë detyruar të përdorin dritat e telefonave për të ndriçuar sallën e Kuvendit.

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka njoftuar se për shkak të këtij problemi është kërkuar një pauzë prej 10 minutash.

Ai ka reaguar edhe me ironi përmes një postimi, duke e lidhur ndërprerjen e rrymës me diskutimet për buxhetin e vitit të ardhshëm.

“Shkojmë me 10 minuta pauzë. Në Kuvend ra sistemi. U ndal rryma.

Nuk mujti me e duru as sistemi gjithë këtë mashtrim që po ndodh sot me buxhetin e vitit 2027.

Edhe sistemi e dorëzoi mandatin!”, ka shkruar Sadiku.

Pamje:

Statusi i plotë:

Burimi: www.gazetaexpress.com

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lajme të ngjashme