← Kthehu te Ballina
Sport 05/10/2026 09:16

Schlager kritikon fushën në Prishtinë: Më mirë të rri në shtëpi!

Schlager kritikon fushën në Prishtinë: Më mirë të rri në shtëpi!

Mesfushori i Austrisë, Xaver Schlager, ka kritikuar ashpër kushtet e fushës në “Fadil Vokrri”, pas barazimit 1:1 ndaj Kosovës.

Schlager, i cili luajti të plotë ndeshjen në Prishtinë, tha se terreni e bëri thuajse të pamundur zhvillimin normal të lojës, shkruan Indeksonline

“Sipas mendimit tim, kjo ndeshje ishte jashtëzakonisht afër limitit. Loja direkte ishte krejtësisht e pamundur, çdo top kërcente në mënyrë të çrregullt. Në thelb ishte thjesht shtyrja e topit përpara, luftimi dhe shpresa që gjyqtari do të fishkëllente për diçka”, deklaroi Schlager për ORF.

Ai kritikoi gjithashtu ngarkesën e madhe me katër ndeshje ndërkombëtare brenda dy javësh.

“Është ndeshja e katërt brenda dy javësh, gjë që është tashmë çmenduri. Pastaj të thonë të kursesh energji dhe ta mbash topin në lëvizje, ndërsa ke një fushë ku nuk mund të luash. Çfarë duhet t’i them kësaj? Më mirë të rri në shtëpi dhe të bëj diçka më të vlefshme”, u shpreh mesfushori austriak.

Schlager, megjithatë, pranoi se Austria mund të jetë e kënaqur me pikën e marrë në Prishtinë./Indeksonline/

Reklamë