Sanksionohen katër shoferë që bllokuan bulevardin “Jane Sandanski” me automjetet e tyre
MPB njoftoi se janë sanksionuar katër shoferë të cilët me automjete bllokuan në mënyrë të parregullt një bulevard në Shkup.
“Lidhur me videon e publikuar në disa media, në të cilën shihet se disa automjete pengojnë qarkullimin në bulevardin „Jane Sandanski“ në Shkup, sot (11.10.2026), në Njësinë për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup janë thirrur D.G. (28), i cili drejtonte automjetin e udhëtarëve „Audi“ me targa të Shkupit, M.P. (25), i cili drejtonte automjetin e udhëtarëve „BMW“ me targa të Shkupit, L.B. (48), i cili drejtonte automjetin e udhëtarëve „Audi“ me targa të Shkupit, dhe S.S. (23), i cili drejtonte automjetin e udhëtarëve „Suzuki“ me targa të Shkupit.”, informoi MPB.
Ndaj personave janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me Ligjin për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor për kundërvajtjen e kryer në komunikacion dhe ata do të përballen me gjobat e parashikuara ligjore.
Të rejat Lexo më shumë
“Pse po hesht Gjermania” mbi krimet e Izraelit në Gaza? Kështu pyeti juristi hebraik Philippe Sands para elitës gjermane
Dyshohet për vrasje brenda një familjeje në Pogragjë të Gjilanit
Përleshje dhe arrestime pas fitores së Manchester Cityt në "Anfield"