Samsung nis shpërndarjen e One UI 9 Watch për Galaxy Watch8, i bazuar në Wear OS 7
Samsung ka nisur shpërndarjen zyrtare të përditësimit One UI 9 Watch, i bazuar në sistemin operativ Wear OS 7, për orën inteligjente Galaxy Watch8.
Google prezantoi Wear OS 7 në maj dhe e shpërndau atë për orët Pixel Watch në qershor. Ndërkohë, Samsung kishte punuar në versionin e saj One UI 9 Watch, duke nisur programin beta për Galaxy Watch8 në fund të gushtit.
Përditësimi përfundimtar ka filluar të shpërndahet fillimisht në Korenë e Jugut, ku është i disponueshëm përmes internetit me versionin L320XXU2BZJ7. Shkarkimi ka një madhësi prej rreth 2 GB.
Përditësimi përfshin gjithashtu paketën e sigurisë të datës 5 tetor 2026, transmeton
Nëse shpërndarja në Korenë e Jugut nuk has probleme, pritet që Samsung ta zgjerojë përditësimin edhe në tregjet e tjera gjatë ditëve në vijim, sipas praktikës së zakonshme të kompanisë.
Pas Galaxy Watch8, Samsung pritet ta sjellë One UI 9 Watch edhe në modelet më të vjetra të orëve të saj inteligjente.
Të rejat Lexo më shumë
Studimi austriak për mungesën e banesave - Çfarë mund të mësojë Zvicra nga vendet e tjera
Allegri kërkon katër përforcime në janar, Napoli përgatit revolucion në afatin kalimtar
Një burrë përplas ekskavatorin në një objekt qeveritar në Kinë, dyshohet se motivi lidhet me kompensimet e papaguara