Politikë
17/10/2026 10:50
Sahiti: Pastrimi i gypave të ujërave atmosferikë, ndër prioritetet tona kryesore
Drejtori i Shërbimeve Publike në Ferizaj, Alberton Sahiti, ka njoftuar se pastrimi i gypave të ujërave atmosferikë mbetet një nga prioritetet kryesore, me qëllim të parandalimit të bllokimeve dhe përmbytjeve.
Sahiti ka theksuar se angazhimi për mirëmbajtjen e vazhdueshme të rrjetit të ujërave atmosferikë synon krijimin e një mjedisi më të pastër dhe më të sigurt për qytetarët.
“Pastrimi i gypave të ujërave atmosferikë është një ndër prioritetet tona kryesore”, ka deklaruar Sahiti.
Ai ka bërë thirrje për angazhim të vazhdueshëm në mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe në parandalimin e problemeve që mund të shkaktohen nga bllokimi i rrjetit të kullimit të ujërave atmosferikë.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Neymar zbulon 'lojtarin më të mirë në botë', disa ditë përpara ceremonisë së Topit të Artë
Politikë
Gjendje ushtarake në rast të humbjes së zgjedhjeve - plani i aleatëve të Trumpit
Lajme
Çfarë ndodh me kolesterolin nëse hani vezë çdo ditë?
Politikë