“Safe City” regjistroi gati 300 shkelje në dy ditët e para të funksionimit në Ohër, Strugë, Kërçovë dhe Dibër
Gjithsej 296 shkelje të rregullave të trafikut u regjistruan përmes sistemit të mbikëqyrjes së trafikut "Safe City" në zonat e Ohrit, Strugës, Kërçovës dhe Dibrës, në dy ditët e para të funksionimit të tij, raportoi SPB Ohër.
Më 12 tetor, ditën e parë të funksionimit të sistemit, u regjistruan 148 shkelje, dhe i njëjti numër u regjistrua më 13 tetor, deri në orën 19:00.
Shumica e shkeljeve kanë të bëjnë me tejkalimin e shpejtësisë në dhe jashtë zonave të ndërtuara, kalimin në semafor të kuq dhe drejtimin e automjeteve të paregjistruara.
SPB Ohër raporton se të gjitha shkeljet dokumentohen, dhe pronarët e automjeteve njoftohen me SMS dhe email.
Policia u bën apel shoferëve të respektojnë rregullat e trafikut dhe sinjalistikën, duke theksuar se qëllimi i sistemit është disiplina më e madhe e trafikut dhe siguria rrugore.
Të rejat Lexo më shumë
Ushtronte dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe shkeli urdhrin mbrojtës, arrestohet burri në Malishevë
Messi asiston dhe ndihmon Inter Miamin drejt një tjetër suksesi në MLS
87 gramë substancë narkotike hidhen brenda Qendrës Korrektuese në Dubravë