Sa larg është Mali i Zi nga anëtarësimi në BE? Flet Marta Kos
Jemi javë ose muaj larg përfundimit të procesit të integrimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian (BE), deklaroi sot Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos.
Njoftimin e bëri para gazetarëve në Miloçer në prag të Samitit të Liderëve të Procesit të Berlinit.
Kos përsëriti se Mali i Zi është lider i procesit të zgjerimit në rajon.
Ndër tjera, përpara samitit ajo tha se Mali i Zi është vendi që ka vizituar më së fundmi.
Mali i Zi sot pret Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, duke përmbyllur kryesimin e këtij viti të kësaj iniciative të rëndësishme.
Siç është njoftuar nga Qeveria, Samiti bashkon të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, përfaqësues të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) dhe organizatave ndërkombëtare.
Pjesë e tij është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Telegrafi do ta mbulojë nga afër Samitin, duke sjellë deklaratat e liderëve, zhvillimet kryesore dhe vendimet që lidhen me Kosovën dhe rajonin.
Të rejat Lexo më shumë
Deliu kërkon monitorim të pavarur të Speciales: Shqetësimet për të drejtat e ish-krerëve të UÇK-së kërkojnë përgjigje
Një ditë para përfundimit të afatit për Ligjin për Specialen, Nagavci: Kemi insistuar të mos ngutemi
Selimi: Gjuriqi në OKB foli për sundimin e ligjit në Kosovë, por heshti për Radoiçiqin