Politikë
01/11/2026 22:17
Rusia refuzon zgjatjen e armëpushimit në Oleski, hidhet poshtë propozimi i Ukrainës
Rusia ka refuzuar propozimin e Kievit për zgjatjen e armëpushimit në qytetin e Oleskit, në jug të Ukrainës, i cili ndodhet nën kontrollin rus.
Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar i lartë i Presidencës ukrainase për agjencinë e lajmeve AFP, i cili konfirmoi se Moska nuk ka pranuar kërkesën për vazhdimin e ndërprerjes së luftimeve.
“Ne bëmë një propozim për ta zgjatur këtë armëpushim, por rusët nuk e duan atë”, deklaroi zyrtari ukrainas.
Armëpushimi pritet të përfundojë gjatë mbrëmjes së sotme, ndërsa refuzimi i Moskës lë të hapur mundësinë e rifillimit të luftimeve në këtë zonë. /Panorama
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Moment emocionues në Bërvenicë, babai i Arkin Jahijit ia uron fitoren djalit të tij
Lajme
Tronditet Gjilani – pesë të vrarë brenda tri javësh
Sport
Ish-trajneri i Barçës, Luis Enrique flet për krahasimet e Yamalit me Messin: Askush nuk mund ta mposht atë
Sport