Ekonomi
31/10/2026 14:01
Rruga “Hamdi Kurteshi” në Gjilan drejt përfundimit, investim prej 2.36 milionë eurosh
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se punimet në rrugën “Hamdi Kurteshi” në Gjilan janë drejt përfundimit.
Sipas Bashës, projekti po realizohet në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit dhe përfshin një segment rrugor prej 900 metrash, me katër korsi.
Punimet përfshijnë ndërtimin e kolektorit, murit përgjatë zonës së FSK-së, trotuareve, si dhe shtigjeve për biçiklistë dhe këmbësorë.
Basha ka bërë të ditur se vlera e kontratës është 2.36 milionë euro, prej të cilave 2.3 milionë euro financohen nga Qeveria e Kosovës.
Sipas tij, ky projekt synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit për qytetarët e Gjilanit.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
NPL “Kastrioti” nis pastrimin e pusetave dhe kanaleve në Obiliq pas reshjeve të shiut
Politikë
Mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LVV-së, deklarohet Albulena Haxhiu
Sport
Bayerni ma Kompany dhe Neuerin kundër Dortmundit, kthehet Kimich
Sport