Lajme
26/10/2026 16:01
Rruga “1 Tetori” në Sllatinë të Vogël bëhet njëkahëshe deri në fund të nëntorit
Rruga “1 Tetori” në Sllatinë të Vogël të Fushë Kosovës do të shfrytëzohet si rrugë njëkahëshe deri në fund të nëntorit, për shkak të punimeve për ndërtimin e trotuarit.
Kështu ka njoftuar Komuna e Fushë Kosovës përmes një postimi në Facebook.
“Për shkak të punimeve për punimin e trotuarit, rruga ‘1 Tetori’, në Sllatinë të Vogël, do të shfrytëzohet si rrugë njëkahëshe deri në fund të muajit nëntor”, thuhet në njoftim.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që të kenë kujdes gjatë qarkullimit.
“Lusim qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të kenë kujdes gjatë qarkullimit”, thuhet më tej në njoftim.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Kjo lëvizje e këmbës është një shenjë se motoçiklisti po ju dërgon një mesazh të veçantë pasi ju kalon në rrugë
Politikë
“Unë jam këtu, me ju”, liderja e opozitës kthehet në Venezuelë - pritet nga turma të mëdha njerëzish
Lajme
Pas vrasjes së Arlindës, Prokuroria insiston se ka vepruar sipas ligjit: Nuk kemi asgjë për të fshehur
Lajme