Rritet për 59% numri i veturave të reja elektrike në Zvicër
Interesi i qytetarëve zviceranë për veturat elektrike po rritet ndjeshëm. Gjatë muajit tetor 2026, numri i veturave të reja elektrike të regjistruara në Zvicër është rritur për 59%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave (FSO), gjatë tetorit në Zvicër janë regjistruar gjithsej 26.219 automjete të reja, që përfaqëson një rritje prej 4% në nivel vjetor.
Prej tyre, 19.026 ishin vetura të pasagjerëve, shkruan Swissinfo, transmeton
Ndërkohë, regjistrimet e veturave me benzinë, përfshirë hibridet standarde, kanë shënuar rënie prej 13%, ndërsa ato me naftë kanë rënë për 25%. Veturat hibride me karikim nga jashtë kanë shënuar rënie prej 1%.
Trendi i rritjes së automjeteve elektrike vërehet edhe në periudhën janar-tetor 2026. Gjatë këtyre dhjetë muajve, regjistrimet e veturave elektrike janë rritur për 31%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.
Në të njëjtën periudhë janë regjistruar gjithsej 281.837 automjete rrugore, ndërsa numri i veturave të pasagjerëve ka arritur në 192.052, me një rritje prej 3%.
Të dhënat tregojnë ndryshimin gradual të tregut zviceran të automobilave, ku veturat elektrike po fitojnë gjithnjë e më shumë pjesëmarrje, ndërsa regjistrimet e automjeteve me benzinë dhe naftë po shënojnë rënie.
Të rejat Lexo më shumë
Shtatë persona dërgohen në spital pasi një makinë përplaset me këmbësorë në Glasgow
Çfarë ndodh me trupin kur heqim dorë nga sheqeri? A janë mjalti dhe stevia zgjedhje më të shëndetshme?
E thotë gazetari i famshëm: Ylli i Real Madridit ka 70 për qind shanse për t’u larguar në janar