Politikë
06/10/2026 19:33
Rriten forcat, njësitet policore vijnë me autobusë nga komunat tjera
Forca të shumta policore i janë përgjigjur protestës në qendër të Prishtinës.
IndeksOnline raporton se dy autobusë me njësite speciale të Policisë së Kosovës kanë arritur edhe nga komunat tjera.
Aktualisht, forcat policore janë shtuar përreth objektit të Kuvendit, aty ku po zhvillohet protesta.
Rëndom si dje, protestuesit po bëjnë thirrje për votim të ligjit për Dhomat e Specializuara.