Rrahje mes nxënësve në një shkollë në Kamenicë, dy nga ta kërkojnë ndihmë mjekësore
Një përleshje fizike mes pesë nxënësve të shkollës së mesme është raportuar në fshatin Rogoqicë të Kamenicës.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 12 nëntor, rreth orës 10:55, ku pesë nxënës janë rrahur mes vete.
Si pasojë e përleshjes, dy nxënës kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
“Fsh. Rogoqicë, Kamenicë 12.11.2026 – 10:55. Raportohet se janë rrahur në mes veti pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovarë-nxënës të shkollës së mesëm. Si pasojë e kësaj lëndime kanë pësuar dy nxënës, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/
indeksonline.net · indeksonline.net
Raportimet për të njëjtën ngjarje janë grupuar. Teksti i artikullit mbetet nga burimi fillestar.
Lexo më shumë
Dhunë e vazhdueshme ndaj bashkëshortes, dhunë psikike ndaj vajzës, kanosje përmes telefonit ndaj ish-bashkëjetueses – raporti 24-orësh për dhunën në familje
KEK: Njësia A4 në proces të startimit
Kevin De Bruyne: Arda Güler mban mbi supe presionin për Turqinë
