Rrahja brutale ndërmjet të miturve në Gjilan: Prokuroria e cilëson si “tentim v’rasje”
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për të mitur, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Gjilan, dje rreth orës 13:00 ka ndaluar tre persona të mitur të cilët dyshohen për veprën penale “Tentim vrasje”.
Sipas prokurorisë, rasti ka ndodhur në rrugën ‘’Mësuesit e viteve 90’ta’’ në Gjilan, ku dy grupe, pas një mosmarrëveshje, janë rrahur fizikisht mes vete.
Gjatë rrahjes janë përdorur mjete të mprehta, duke pësuar lëndime trupore.
Me të marrë informacionet e para, policia ka reaguar menjëherë dhe, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, ka ndaluar të njëjtit për 24 orë.
“Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj të miturve ka filluar hetimet si dhe brenda afateve kohore është paraqitur kërkesa për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan, Departamentit për të Mitur” thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.
Lexo më shumë
Spanjollët në një tjetër nivel, kështu e kontrollojnë topin gjatë stërvitjes
Dy persona të vdekur pas shembjes së një ndërtese në New York, disa të tjerë mbesin nën rrënoja
Arrestohet një i mitur në Kaçanik, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur
