← Kthehu te Ballina
Sport 23/10/2026 11:31

Rooney shpërthen ndaj lojtarëve të Unitedit: Ata janë si fëmijë

Rooney shpërthen ndaj lojtarëve të Unitedit: Ata janë si fëmijë

Manchester Unitedi po kalon në një formë tejet të dobët.

Humbja 4-1 ndaj Comos, ndezi alarmat për të ardhmen e Michael Carrick-ut, i cili ka regjistruar vetëm 2 fitore këtë sezon.

Ndaj kësaj forme ka shpërthyer edhe legjenda e kësaj skuadre, duke thënë se janë si fëmijë.

“Lojtarët e Manchester Unitedit kujdesen vetëm për veten e tyre. Ata janë thjesht si fëmijë. I hedhin lodrat e tyre nga karroca dhe pastaj shkojnë e fajësojnë të tjerët për këtë”, deklaroi anglezi.

Ndeshja ndaj Bournemouthit do të jetë vendimtare për Carrickun, ku në rast të një tjetër rezultati të tillë mund edhe të shkarkohet.

Reklamë