← Kthehu te Ballina
Sport 29/10/2026 22:17

Ronaldo shënon hat-trick, i afrohet edhe më shumë shifrës së 1000 golave

Ronaldo shënon hat-trick, i afrohet edhe më shumë shifrës së 1000 golave

Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë histori në futbollin botëror. Ylli portugez ka realizuar hat-trick në fitoren 5-3 të Al Nassr ndaj Al Kholood në kampionatin saudit.

Me tre golat e shënuar në këtë përballje, Ronaldo ka arritur në kuotën e 985 golave në karrierë, duke iu afruar edhe më shumë objektivit të madh prej 1000 golash.

Legjenda portugeze, pavarësisht moshës, vazhdon të dëshmojë se mbetet një nga golashënuesit më të jashtëzakonshëm të futbollit.

Tashmë, Ronaldos i nevojiten vetëm 15 gola për të prekur shifrën historike prej 1000 realizimeve në karrierën e tij.

HAT TRICK DE CRISTIANO RONALDO!!!! MIREN COMO CORRE DESDE MEDIO CAMPO, QUÉ LOCURA. SU GOL 985, A 15 GOLES DE LOS 1000 GOLES🐐 https://t.co/mdcdpZVKNa

— (fan) REAL MADRID FANS 🤍 (@AdriRM33) October 29, 2026

Reklamë