Ronaldo rrezikon gjashtë muaj pezullim pas largimit nga grumbullimi i Portugalisë
Cristiano Ronaldo rrezikon të dënohet me deri në gjashtë muaj pezullim dhe gjobë financiare, pas raportimeve se është larguar nga grumbullimi i Përfaqësueses së Portugalisë.
Sipas mediave, sulmuesi 41-vjeçar u largua pasi nuk u aktivizua në ndeshjen kundër Norvegjisë, ndonëse trajneri Jorge Jesus fillimisht i kishte premtuar se do të luante, shkruan
Sipas ESPN Brazil, rregullorja e Federatës Portugeze të Futbollit parasheh pezullim nga një deri në gjashtë muaj dhe gjobë prej 500 deri në 1.000 euro për lojtarët që largohen nga grumbullimi ose mungojnë në aktivitetet e kombëtares pa arsye të justifikuar.
Deri më tani, nuk është konfirmuar nëse ndaj Ronaldos do të nisë procedurë disiplinore.
Ndërkohë, ylli portugez ka deklaruar se do të flasë për këtë çështje në kohën e duhur, duke mos dashur të shpërqendrojë bashkëlojtarët.
Të rejat Lexo më shumë
Rusi i arrestuar në Mal të Zi shpërndante dezinformata edhe për Kosovën
Telefonat dhe televizorët te foshnjat: Deri në çfarë moshe rekomandohet të shmangen?
Historiani zviceran: Zvicra është një shtet pjesërisht i Bashkimit Evropian