← Kthehu te Ballina
Sport 07/10/2026 20:33

Ronaldo i dërgon mesazh Messit: Historia jote do të mbetet përgjithmonë!

Ronaldo i dërgon mesazh Messit: Historia jote do të mbetet përgjithmonë!

Cristiano Ronaldo i ka dërguar një mesazh Lionel Messit pas ndeshjes së fundit të yllit argjentinas me fanellën e kombëtares.

Messi mbrëmë zhvilloi ndeshjen e tij të fundit me Argjentinën, ndërsa Ronaldo reagoi përmes një postimi në Instagram, duke i shprehur respektin për karrierën dhe kontributin e tij me kombëtaren, shkruan

“Leo, vite të gjata duke mbrojtur vendin tënd dhe një histori që do të mbetet përgjithmonë. Gjithë respekti im për atë që ke arritur me Argjentinën. Një përqafim i ngrohtë”, ka shkruar Ronaldo.

Kujtojmë që Messi mbrëmë realizoi një gol dhe bëri dy asiste me fanellën e Argjentinës në ndeshjen e fundit ndaj Beninit.

Reklamë