Ronaldinho rikthehet në fushë pas 11 vjetësh, në moshën 46-vjeçare debuton me fanellën e Ravennës
Ronaldinho është gati të rikthehet në futbollin e luajtur, plot 11 vjet pas tërheqjes nga ky sport.
Legjenda braziliane, ish-futbollist i Barcelonës dhe Milanit, ka mbërritur këtë të premte në Itali, ku do t’i bashkohet skuadrës së Ravennës.
Në moshën 46-vjeçare, Ronaldinho pritet të debutojë të dielën në derbin që do të zhvillohet në stadiumin “Bruno Benelli”, me fillim nga ora 17:30.
Trajneri i Ravennës, Andrea Mandorlini, ka konfirmuar se braziliani do të aktivizohet në pjesën e dytë dhe do të ketë liri për të lëvizur në repartin ofensiv.
Ndërkohë, stërvitjen e parë me skuadrën e re pritet ta zhvillojë të shtunën. /IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net
Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.
Lexo më shumë
Politikë
Von der Leyen: BE po përgatit sanksione të reja ndaj Rusisë
Sport
Real Madridi konfirmon transferimin e parë për vitin 2027
Lajme
Erëra të forta godasin Rahovecin, Komuna fton qytetarët të parashtrojnë kërkesat për kompensimin e dëmeve
Politikë
