Rin Ahmeti zgjidhet ‘Ylli i javës’ së 10-të në Albi Mall Superligën e Kosovës
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon me ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.
Pas ndeshjeve të xhiros së dhjetë, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Prishtina, Rin Ahmeti, i cili ishte vendimtar në fitoren e rëndësishme të skuadrës së tij në udhëtim ndaj FC Ballkanit në Suharekë.
Ahmeti realizoi golin vendimtar të takimit, duke i siguruar FC Prishtinës tri pikë tejet të vlefshme.
Me paraqitjen e tij dhe golin e shënuar, ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në suksesin e skuadrës kryeqytetase në një përballje të rëndësishme të kampionatit.
Vlerësimi për çmimin “Ylli i Javës” është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.
Të rejat Lexo më shumë
Albi Market feston 36 vjetorin me super shpërblime për klientët: 3 vetura T-Roc dhe shumë dhurata të tjera!
Ushtrime ushtarake nga FSK në Harilaq më 23 dhe 30 tetor, priten edhe shpërthime
Karta e re e identitetit zviceran mbërrin më 2 nëntor: Ja çfarë duhet të dini