← Kthehu te Ballina
Lajme 17/10/2026 13:16

Rikthehet prodhimi i kompostit në Qendrën e Kompostimit të NPL “Gjelbër”

Rikthehet prodhimi i kompostit në Qendrën e Kompostimit të NPL “Gjelbër”

NPL “Gjelbër” ka njoftuar se ka rifilluar prodhimi i kompostit në Qendrën e Kompostimit, me synimin që mbetjet organike të shndërrohen në vlerë për qytetin.

Sipas njoftimit të ndërmarrjes, rikthimi në funksion i kësaj qendre ishte një nga prioritetet e kryeshefit Lum Gashi që nga fillimi i mandatit të tij.

NPL “Gjelbër” ka falënderuar për mbështetjen Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe drejtorin Leutrim Retkoceri, Drejtorinë e Parqeve dhe drejtoreshën Albana Tuli Gjonbalaj, organizatën GIZ dhe Vjollca Podvoricën.

Po ashtu, ndërmarrja ka shprehur mirënjohje për drejtorin operativ Gent Luzha dhe punëtorët e angazhuar në terren për kontributin e tyre në rikthimin e funksionimit të qendrës.

“Kjo qendër nuk do të mbyllet më. Puna e vërtetë sapo ka filluar!”, thuhet në njoftimin e NPL “Gjelbër”.

Reklamë