Restoranti i parë shqiptar në Brooklyn: Përgatitja e burekut bëhet pjesë e historisë së një biznesi familjar
Tradita shqiptare e përgatitjes së ushqimit po vazhdon të ruhet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku komuniteti shqiptar ndër vite ka krijuar biznese që bartin shijen dhe kulturën e vendlindjes.
Në një video të publikuar në Instagram nga faqja Brooklyn Dining Club, në bashkëpunim me Arberia Grill & Cafe, që është restoranti i parë shqiptar në këtë zonë.
Në video shfaqet përgatitja e burekut në ambientet e biznesit në Brooklyn, New York.
Përmes videos, ekipi i Arberia Grill & Cafe flet për origjinën e biznesit dhe rëndësinë e ruajtjes së traditës, duke sjellë në vëmendje ushqimet që lidhin komunitetin shqiptar me kulturën e tij.
Publikimi ka marrë reagime edhe nga ndjekësit, të cilët kanë përshëndetur vazhdimin e kësaj tradite dhe kanë inkurajuar biznesin të vazhdojë punën e tij.
Krahas shërbimit të ushqimit, biznese të tilla shërbejnë edhe si një mënyrë për të ruajtur identitetin kulturor dhe për t’ua përcjellë traditat shqiptare brezave të rinj në diasporë.
Të rejat Lexo më shumë
Kërkohet nga top gjigantët anglezë, Real Madridi vendos ta rikthejë në skuadër yllin e Comos
Atalanta dhe Fiorentina dhurojnë spektakël, ndahen me barazim 2-2
Studim në Bazel: Dushet e ftohta lidhen me më pak mungesa në punë