Lajme
22/10/2026 08:46
Reshjet e shiut përmbytin rrugët e Vlorës, situatë problematike në disa lagje - turistët argëtohen
Reshjet e dendura të shiut, të nisura rreth mesnatës dhe që zgjatën për afro dy orë, kanë shkaktuar probleme me përmbytjet në disa lagje dhe rrugë të qytetit të Vlorës.
Prania e ujit në rrugë ka vështirësuar përkohësisht qarkullimin, ndërsa pamjet e regjistruara gjatë natës tregojnë edhe turistë të huaj që janë futur në ujërat e grumbulluara në rrugë, duke luajtur mes tyre.
Ndërkohë, punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve kanë punuar gjatë gjithë natës për largimin e ujit nga zonat e prekura.
Falë ndërhyrjes së tyre, në orët e paradites së sotme uji është tërhequr nga rrugët, ndërsa qarkullimi për automjetet dhe qytetarët në zonat e prekura është normalizuar. /Tch/
Të rejat Lexo më shumë
Teknologji
RIT Kosovo dhuron kabinet të informatikës për shkollën e mesme “Ruzhdi Berisha” në Dragash
Ekonomi
Ndalimi i mbi 100 tonëve mish me afat të skaduar, Muja: “Ka nis operacion më i madh i inspektimit të mishit në Kosovë”
Politikë
Totaj pas dorëheqjes së Hamzës: Faleminderit për ndershmërinë që ke treguar në krye të PDK-së
Sport