Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje në Spanjë, raportohet për të vdekur
Të paktën dy persona kanë humbur jetën pasi reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje në lindje të Spanjës, bëjnë të ditur autoritetet.
Pamjet e filmuara tregojnë rrugë të përmbytura dhe vetura të zhytura në ujë në Beniarbeig dhe Oliva, pranë Alicante-s, në rajonin e Valencias.
- YouTube www.youtube.com
Ekipet e shpëtimit po punojnë për evakuimin e banorëve të bllokuar, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë brenda dhe të shmangin daljet e panevojshme.
Rajoni i Valencias është ndër zonat më të goditura, ku disa qytete kanë mbetur të izoluara dhe banorët janë bllokuar nga vërshimet.
Për operacionet e shpëtimit janë angazhuar edhe helikopterë.
Sipas autoriteteve lokale, rreth 2,000 persona janë evakuuar nga shtatë kampe turistike në Oliva, për shkak të rrezikut nga përmbytjet.
Të rejat Lexo më shumë
Studimi në Zvicër: Mos e izoloni mirë shtëpinë për dimër se do të "digjeni" gjatë verës
Historia e maces së parë që udhëtoi në hapësirë dhe u kthye e gjallë në Tokë
Mijëra amerikanë në protesta kundër Trumpit, marshojnë me sloganin “No Kings”