Lajme
27/10/2026 22:43
Reshje të borës në Kodrën e Diellit dhe Strazhë
Sonte në mbrëmje po bie borë në rajonet më të larta të Maqedonisë perëndimore, me reshjet më të dendura të borës të regjistruara në Kodrën e Diellit, ku tashmë po formohet një shtresë e bardhë.
Bora vjen pas një mëngjesi të ftohtë, kur në Kodrën e Diellit u mat minus katër gradë celsius.
Reshje bore janë regjistruar edhe në qafën malore Strazhë, ku, sipas njoftimeve në rrjetet sociale, bora nuk po qëndron në rrugë për momentin.
Kujtojmë se nga 15 nëntori hynë në fuqi ligji për mbajtjen e detyrueshme të pajisjeve dimërore në automjete.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Gazetarja shqiptare: Do ta thërras në Kosovë aktoren Jutta Speidel që të kujdeset për fëmijët që po mbesin pa nëna, shkaku i vrasjeve
Teknologji
Google po lidh automatikisht numrin tuaj të telefonit me llogaritë - si ta çaktivizoni këtë opsion
Lajme
Aksidenti në vendin e punës ia merr jetën 20-vjeçarit shqiptar në Itali
Politikë