Sport
27/10/2026 09:01
Renditja përfundimtare e top 10 të Topit të Artë: Kane, Mbappe... Ruiz
Harry Kane është fituesi i Topit të Artë 2026, ndërsa në podiumin e çmimit prestigjioz e shoqërojnë Kylian Mbappé dhe Lamine Yamal, të cilët janë renditur përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë.
Sulmuesi anglez i Bayern Munichut zuri vendin e parë në listën e dhjetë futbollistëve më të mirë të vitit, duke lënë pas yllin francez të Real Madridit dhe talentin spanjoll të Barcelonës.
Harry Kane fiton Topin e Art\u00eb 2026 telegrafi.com
Në dhjetëshen më të mirë, pas Kane, Mbappé dhe Yamal, renditen Rodri në vendin e katërt, Lionel Messi në të pestin.
Khvicha Kvaratskhelia në të gjashtin, Ousmane Dembélé në të shtatin, Erling Haaland në të tetin, Michael Olise në të nëntin dhe Fabián Ruiz në vendin e dhjetë.