Rekomandohet suspendimi i dy policëve në Gjilan, e futën në veturë dhe e abuzuan një qytetar
Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Gjilan, të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas të dhënave fillestare të hetimit, më 15 tetor 2026 rreth orës 23:00 në Gjilan, zyrtarët policorë dyshohet se kanë ndaluar një qytetar dhe e kanë futur në veturën zyrtare, ku pretendohet se ndaj tij është ushtruar abuzim verbal dhe i është cenuar privatësia, përfshirë marrjen e telefonit të tij pa urdhër të Prokurorit të Shtetit.
Sipas njoftimit zyrtar, dyshimet fillestare sugjerojnë se veprimet e pretenduara mund të kenë ndërlidhje me një ankesë të parashtruar nga i njëjti qytetar në korrik të vitit 2026, ndaj zyrtarëve policorë në fjalë nën dyshimin për keqtrajtim dhe tejkalim të autorizimeve policore.
“Inspektorati Policor i Kosovës mbetet i përkushtuar në ushtrimin e mandatit ligjor për hetimin e dyshimeve për veprime të kundërligjshme nga zyrtarët policorë, me qëllim të garantimit të llogaridhënies dhe fuqizimit të integritetit policor” thuhet në njoftim.
Të rejat Lexo më shumë
Pas 27 vjetësh pritjeje, rivarroset Heroi i Kosovës, Idriz Rrecaj
Shqipëria promovohet në një dokumentar të ri në televizionin publik zviceran nga një producente kosovare
Kasami për protestat në Shqipëri: Zëri i qytetarëve duhet respektuar