Sport
26/10/2026 17:33
Realizoi në stilin e Ronaldinhos, Lutfi Dalipi pjesë e formacionit më të mirë të javës në Zvicër
Sulmuesi Lutfi Dalipi ka zënë një vend në formacionin më të mirë të javës në Zvicër.
Ylli nga Presheva realizoi ndaj Servettes në stilin e Ronaldinhos, ku la të shtangur të gjithë të pranishmit.
Edhe pse Vaduzi pësoi humbje 2-1, të gjithë mbeten të shtangur më mënyrën si Dalipi e dërgoi topin në rrjetë pavarësisht që kishte disa mbrojtës në zonën e 16-metërshit.
“SofaScore” e vlerësoi me notën 8.6, e mjaftueshme për të zënë një vend në 11-shen më të mirë.
Përndryshe, Dalipi ende nuk ka vendosur se për kë të luajë në nivelin ndërkombëtar, duke pasur opsion Kosovën, Shqipërinë, Zvicrën dhe Portugalinë.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Zanfina Ismaili reagon ashpër pas vrasjes së Arlindës: Jep dorëheqje kryeprokurore
Politikë
Egjipti miraton mbështetjen ushtarake për Arabinë Saudite pas përshkallëzimit të sulmeve nga Houthët
Politikë
Gjema kërkon nga Rama sqarime për 10 objektet pa ngrohje në Prishtinë
Sport