← Kthehu te Ballina
Sport 28/10/2026 18:16

Real Madridi nis stërvitjen me një minutë heshtje për viktimat e aksidentit tragjik në Spanjë

Real Madridi nis stërvitjen me një minutë heshtje për viktimat e aksidentit tragjik në Spanjë

Skuadra e Real Madridit e ka nisur stërvitjen me një minutë heshtje në nderim të viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Spanjë.

Klubi madrilen ka nderuar kujtimin e 68 viktimave të raportuara, ndërsa u ka shprehur solidaritetin të gjithë të lënduarve nga kjo ngjarje tragjike në Toledo, shkruan

Real Madridi iu bashkua kështu homazheve për viktimat e aksidentit, që ka tronditur opinionin publik në Spanjë.

Kujtojmë se skuadra madrilene të dielën do të zhvillojë ndeshjen e radhës ndaj Racing Santanderit, në kuadër të La Ligës.

Reklamë