Real Madridi gjobitet me 3.001 euro për banerin kundër presidentit Tebas
Real Madridi është përballur me një gjobë prej 3.001 eurosh nga Komisioni Kundër Dhunës në Spanjë, për shkak të një baneri të shfaqur nga tifozët në stadiumin “Santiago Bernabeu”, kundër presidentit të La Ligës, Javier Tebas.
Baneri u shfaq më 18 tetor, gjatë ndeshjes kundër Sevillas, me mbishkrimin: “Nuk është futboll, janë Tebas dhe Negreira”.
Emrat e Tebasit dhe Negreiras ishin theksuar me ngjyrat e Barcelonës. Përveç banerit, tifozët madrilenë kënduan edhe kore kundër kreut të La Ligës.
Protesta erdhi në një periudhë tensionesh të mëdha mes Real Madridit dhe Tebasit, pasi klubi madrilen kishte kërkuar dorëheqjen e tij.
Në anën tjetër, Tebas e kishte akuzuar drejtuesinë e Real Madridit se qëndronte prapa organizimit të protestës.
Sipas raportit të Komisionit Kundër Dhunës, gjoba është propozuar për mangësi në kontrollin e hyrjes dhe qëndrimit të tifozëve në stadium.
Real Madridi nuk arriti të parandalonte futjen dhe shfaqjen e banerit në tri raste, pa njoftimin paraprak dhe pa certifikatën që dëshmon se materiali ishte rezistent ndaj zjarrit. /Gazeta Express
Fluturime nga Baseli për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...
Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.
