← Kthehu te Ballina

Real Madridi dhe Barcelona shprehin interesim pwr talentin kroat

ShpërndajeFacebookWhatsApp
Real Madridi dhe Barcelona shprehin interesim pwr talentin kroat

Real Madridi po e përcjell nga afër mbrojtësin kroat të Brightonit, Luka Vuskovic, si objektiv për verën e vitit 2027, por përballet me konkurrencë të fortë nga Barcelona dhe Liverpooli.

Me largimet e pritshme të Antonio Rudigerit dhe Raul Asencios, madrilenët po kërkojnë përforcime në mbrojtje dhe krahas Nico Schlotterbeckut, kanë piketuar 19-vjeçarin kroat.

Sipas TalkSport, Vuskovic iu bashkua Brightonit verën e kaluar nga Tottenhami për 50 milionë funte dhe këtë sezon ka regjistruar 16 paraqitje, një gol e dy asistime, transmeton IndeksOnline.

Përveç Barcelonës që kërkon përforcime në prapavijë, në garë është edhe Liverpooli, që e sheh reprezentuesin e Kroacisë si zëvendësues afatgjatë të Virgil van Dijkut.

Megjithatë, transferimi mbetet i vështirë: Vuskovic është i lumtur te “Pulëbardhat” dhe ka kontratë deri në vitin 2031, ndaj një largim në janar është përjashtuar, ndërsa në verë do të kërkonte një shumë marramendëse. /IndeksOnline/

Burimi: indeksonline.net

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lajme të ngjashme