Reagon Kurti: Përgëzime futbollistëve të Kosovës për lojën e bukur
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas barazimit të Kombëtares sonë 0-0 me Izraelin.
“Dardanët” u ndalën në një barazim pa gola me Izraelin, në sfidën ku faktikisht ishim me një lojtar më pak si pasojë e kartonit të kuq nga mesfushori Veldin Hoxha.
Kurti ka reaguar në rrjetin social “Facebook”, ku ndër të tjera shkroi se po të mos ishte ai karton, Kosova do t’i merrte pikët e plota.
“Përgëzime futbollistëve të Kosovës për lojën e bukur sot në stadiumin "Fadil Vokrri" ndaj Izrealit”.
“Po të mos ndëshkoheshim me karton të kuq në minutin 66, do të mund të shënonim dhe fitonim, por koha nuk kthehet prapa. Vazhdojmë përpara për fitore në ndeshjet e radhës!”, shkroi ai.
Ndërkohë, Kosova pas tre ditëve do të përballet me Irlandën në Dublin, ku nevojitet një barazim për ta siguruar vendin e dytë. Kjo situatë gjithnjë, nëse irlandezët nuk marrin një fitore sonte ndaj Austrisë./Telegrafi/
Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.
Lexo më shumë
BMW përgatit një "ofensivë" për vitin 2027 - këto janë modelet e reja që pritet të prezantohen
Kristjan Asllani: Jemi përgatitur mirë dhe duam ta fitojmë ndeshjen me Bjellorusinë
Tensionet në LDK, deklarohet edhe Ismet Beqiri
